(FOTO: Bush dhe Barbara)/

Në ceremoninë për Inaugurimin e presidentit Trump  do të marrin pjesë ish-presidentë dhe Zonjat e Para, përfshi edhe George Bush dhe Laura Bush. I vetmi që do të mungojë është 92-vjeçari George Bush Senior, aktualisht i shtruar në spital për probleme të frymëmarrjes. Në plate do të ketë edhe anëtarë të Kongresit, ndërsa më shumë se 50 demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve kanë vendosur ta bojkotojnë eventin.

Shumë prej tyre jo vetëm që nuk ishin dakord me të, por edhe e kritikuan ashpër, sidomos në ditët më të nxehta të fushatës.

Trump u kritikua për premtimet për ekonominë, për murin me Meksikën, qëndrimin ndaj emigracionit, mohimin e ngrohjes globale dhe për sinjalet afruese me Rusinë.  Por në inaugurimin e Donald Trump, zërat kryesorë të këtyre kritikave do të jenë të pranishëm, duke nisur që nga vetë Hillary Clinton, rivalja e tij në zgjedhjet e nëntorit së bashku me Bill Clinton.

/Veritas.com.al/