Ish-kryetari i ORA-s, publicist dhe gazetar i njohur, Veton Surroi, thotë se në varrimin e Oliver Ivanoviqit pjesëmarrës do të duhej të ishte një delegacion parlamentar (maxhorancë dhe opozitë) nga Kosova.

Pjesëmarrja e një delegacioni parlamentar nga Kosova në varrimin e ish-deputetit Oliver Ivanoviqit, “gatishmëria për të qëndruar mbi dallimet politike dhe konfliktit të pambaruar”, do të ishte shenjë e duhur në momentin e duhur, i bën nder institucionit dhe vendit, shkruan Surroi në FB.

Ky delegacion do të duhej të përbëhej nga pushteti dhe opozita, konsideron ai.

Ish-lideri serb dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Oliver Ivanoviq, u vra dje, nga atentatorë tash për tash të panjohur, gjatë një sulmi para zyrave të partisë Iniciativa Qytetare, në pjesën veriore të Mitrovicës. Nga analiza e obduksionit në trupin e Ivanoviqit u gjetën 6 predha të armës.

Veritas.com.al/