Ndërsa media Britanike është bazuar në të ardhmen e mundshme të importit të ushqimit nga Shtetet e Bashkuara pas Brexit, një skandal i vërtetë i ushqimit po zhvillohet në Europë. Autoritetet e Belgjikës dhe të Holandës kanë dështuar në informimin e fqinjëve  rreth miliona vezë të infektuara me pesticide që janë eksportuar në gjithë kontinentin, raporton Breitbart News.

Pas raportimeve mbi mundësinë e një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara që do të mund lejohej importimi i pulave pa klorinë, media nxitoi të japë lajmin për vdekjen e ushqimit me standarde të sigurt- si një Brexit tjetër, në kuptimin e keq të fjalës.

Akoma sot e kësaj dite paraqiten të ashtuquajtura prova sikur dalja e Britanisë nga BE do të kushtojë shumë për Britanikët.

“Mish pule në minierë qymyrguri” – i bie burisë në titullin kryesor HuffPost UK, ndërsa ‘Mirror’ shkruan me ironi se: “Pula e parë pa klorin, tani mish viçi me hormone mund të jetë në menu pas Brexit”.

Në fakt, Agjencia Europiane e Sigurisë së Ushqimit e ka kaluar pulën e pa klorinuar për konsumin e sigurt.

Akoma njoftimet e Agjencisë Europiane të Sigurisë së Ushqimit, ditën e  Hënë, thanë se vezët e prishura të importuara nga Europa kanë qarkulluar në Britani, por megjithatë mediat vazhdojnë të thonë se vetëm ushqimet e dala sipas rregullave të BE mund të stopojnë ushqimin toksik.

Miliona vezë holandeze janë deklaruar të pa përshtatshme për konsumin përderisa një pjesë e madhe janë gjetur të helmuara nga fipronil- një insekticid për të cilin Organizata Botërore e Shëndetit ka deklaruar se mund të ketë efekte të rrezikshëm për veshkat, mëlçinë dhe funksionimin e tiroideve.

Agjencia e Sigurisë së Ushqimit në Belgjikë pranoi se është e ndërgjegjshme për probleme të mundshme me fipronilin te shpendët, që në qershor, por e mbajti informacionin sekret- raporton  Euractiv.

Miliona pula në rritje tani mund të jenë vrarë në Holandë.

Në Maj, një doktor shumë i njohur, zbuloi se një sëmundje vdekjeprurëse që afekton 60,000 njerëz në Britani çdo vit, mund të gjendet në Europë.

Dr. Harry Dalton tha se një origjinë e Hepatitit E (HEV)  — i cili mund të shkaktojë sëmundje në një lloj gripi dhe që mund të shkaktojë vdekjen me sistem të dobët imun- mund të gjendet në produktet Europiane të mishit të derrit në 80 për qind të rasteve.

Veritas.com.al/