Belgjika ka akuzuar Holandën rreth rrezikut të mundshëm të vezëve të helmuara, që vitin e kaluar.

Zyrtarët belg kanë pranuar se e morën vesh, në qershor, se vezët holandeze mund të mbanin insekticide të dëmshme.

Informacioni nuk u bë publik deri një muaj më vonë, gjë që është kritikuar në gjithë Europën.

Por ministri belg i Agrikulturës, Denis Ducarme tha se dokumenti tregon se fqinji i vet e dinte problemin që në Nëntor e vitit 2016.

Çështja është e lëndëve kimike: fipronili dëmton veshkat, mëlçinë dhe tiroidet.

Te kafshët është përdorur insekticidi por të luftuar morrat dhe insekte të tjera, por kjo nuk është e pranueshme në industrinë e ushqimeve.

Zoti Ducarme bëri disa deklarime mbi dijeninë e dyshuar prej një kohe të gjatë nga Holanda gjatë seancës dëgjimore mbi krizën në Parlamentin Belg.

Ai tha se pavarësisht nga raportimet mbi praninë e fipronil-it në vezë, autoritetet Holandeze ‘nuk kanë bërë komunikimin zyrtar” dhe për këtë ka kërkuar shpjegime nga Holanda.

Autoritetet Belge dhe Holandeze kanë vendosur që të tërheqin vezët si një masë paraprake.

Veritas.com.al/