Sot ishte dita e parë e dimrit kur mëngjesi erdhi me akull kudo ku kishte ujë ose borë. Temperaturat gjatë natës zbritën deri në -6 gradë C.

Gjatë ditëve që vijnë do të kemi përsëri temperatura të ulëta.

Mbi vendin tonë parashikohet mot i kthjellët me vranësira mesatare në pjesën veriore dhe bregdetare. Sipas IGJEUM, temperaturat minimale pritet të arrijnë gjatë ditës së sotme në -6 gradë celsius në vendet malore. Në gjysmën e dytë të ditës do të dominojnë kthjellimet.

Ndërkohë parashikimet flasin për ditë të ftohta dhe për ditët në vijim, vitit 2018 do mbyllet me temperatura nën zero për disa zona të vendit.

Veritas.com.al/