(Foto: Shinzo Abe, lideri i parë japonez që ka shkuar në memorialin e Pearl Harbor)/

 

Pearl Harbor. Kjo është një vizitë historike, për të parën herë një udhëheqës japonez shkon në Pearl Harbor. Kryeministri japonez Shinzo Abe mbërriti të hënën në Honolulu. Sot, e martë 27 dhjetor, ai do të vizitojë në shoqërinë e Barack Obamas memorialin e SHBA-së Arizona, 75 vjet pas sulmit surprizë dhe rrufe të Pearl Harbor-it, baza kryesore detare amerikane në Paqësor, në 7 dhjetor 1941 në agim. Një ofensivë e aviacionit japonez që shkaktoi 2 400 të vdekur dhe përshpejtimin e futjes së SHBA-së në Luftën e dytë botërore. Shinzo Abe nuk do të kërkojë ndjesë, por thjesht do t’u bëjë homazh viktimave dhe të nënvizojë fuqinë e aleancës ndërmjet SHBA-së dhe Japonisë, ish-armiqtë e dikurshëm.

/Veritas.com.al/