VLORË- Për shkak të kushteve të vështira atmosferike dhe erës së fortë, trageti i linjës Vlorë–Brindisi nuk ka mundur të ankorohet në kalatat e portit të Vlorës, pasi ekziston rreziku i përplasjes me kalatën.
Nisja është pezulluar për arsye sigurie.

Sipas informacioneve zyrtare, do të ketë një tentativë tjetër ankorimi në orën 13:00, me qëllim marrjen e pasagjerëve, nëse kushtet e motit e lejojnë.Per shkak te eres se forte dhe detit me dallge trageti qendron ne Rad ndersa anijet e vogla te akostuara ne Tri Port.

Ndërkohë, bëhet me dije se nga data 2 deri më 7, mjetet e peshkimit do të qëndrojnë të ankoruara në Triport, deri në një njoftim të dytë nga Kapitaneria e Portit.

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *