Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk ishte në ceremoninë e stërvitjes ushtarake “Defender 21” në Tiranë edhe pse kishte marrë ftesë nga ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.

Zëri i Amerikës shkruan se kryediplomatja kishte kërkuar që në ceremoninë e sotme të ftoheshin Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe Kryetari i Partisë Demokratike. Basha nuk ishte në këtë ceremoni, ndërsa presidenti Meta mori pjesë dhe mbajti një fjalë përshëndetëse.

Ky refuzim i ftesën nga ana e Lulzim Bashës, vjen pak ditë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpallën “non grata” Sali Berishën si dhe familjen e tij.

Pas vendimit të DASH, Basha reagoi duke mbështetur qëndrimin e ish-kryeministrit Sali Berisha se vendimi ishte marrë pa asnjë bazë konkrete, duke bërë thirrje që të bëhet transaparecë e plotë mbi çdo fakt e dokument.

Basha tha në reagimin e tij para disa ditësh se Berisha është “udhëheqësi shqiptar që i ka dhënë kontributin më të çmuar për zhvillimin e vendit”.

Por po ashtu, Basha nënvizoi se vendimi i DAHS vendim nuk do të cenojë marrëdhënien “e shkëlqyer” të Partisë Demokratike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

VERITAS.COM.AL