
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e ka mirëpritur të enjten vendimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për t’i pezulluar shumicën e tarifave amerikane, por ajo nuk tregoi nëse Bashkimi Evropian do t’i zbatojë apo jo masat e veta hakmarrëse.
“Kam urdhëruar pezullimin e tyre për 90 ditë”, tha Trump, pasi tregoi se më shumë se 75 vende kanë qenë në bisedime për tregtinë dhe nuk kanë ndërmarrë masa hakmarrëse ndaj SHBA-së për rritjen e tarifave.
Vendet për të cilat vlen ky pezullim tani do të ketë tarifë prej 10 për qind. Tarifa e vendosur ndaj BE-së ishte 20 për qind, por nuk është plotësisht e qartë se si do të ndikohet blloku me 27 vende.
Pezullimi i tarifës nuk vlen për Kinën. Trump e rriti tarifën ndaj importeve kineze në 125% të mërkurën vonë.
Komente