Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përgëzoi sot Friedrich Merz për zgjedhjen e tij si kancelar duke e cilësuar atë si një “njohës të Evropës”.

“Së bashku, do të punojmë për një Evropë të fortë dhe më konkurruese”, tha ajo në rrjetin social X.

Friedrich Merz u zgjodh kancelar i Gjermanisë, në raundin e dytë të votimit nga deputetët e Bundestagut

Merz mori 325 vota pro në Bundestag, për të arritur shumicën, nga 316 që ishin të nevojshëm për t’u bërë kancelar.

Lideri konservator i Gjermanisë, Friedrich Merz, papritur nuk arriti shumicën në një votim parlamentar për t’u bërë kancelar, sipas BBC.

Dështimi i tij ishte i pashembullt në historinë politike moderne gjermane dhe anëtarët e Bundestagut u mblodhën për një votim të dytë të martën pasdite.

Merzit i duheshin 316 vota në Bundestagun me 630 vende, por siguroi vetëm 310, në një goditje të rëndësishme për liderin demokristian, dy muaj e gjysmë pasi fitoi zgjedhjet federale të Gjermanisë.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *