Të martën, Kosova u mbështet nga shumica dërrmuese e deputetëve në Asamblenë e Parlamentare të Këshillit të Evropës, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt anëtarësimit në këtë organizatë të rëndësishme evropiane. Në favor të Kosovës ishin plot 131 ligjvënës evropianë, ndërsa kundër i dolën 29 të tjerë. 11 delegatë të tjerë vendosën të “heshtin” duke abstenuar në votimin e rëndësishëm për Prishtinën.
Sumica e votave kundër ishin nga Spanja, nje vend qe ende nuk a ka njohur pavaresine e Kosoves, ndonëse njohja si shtet ne kete rast nuk kishte shume lidhje me kete proces.
8 deputete te Asamblese parlamentare te Keshillit te Europes kundërshtuan raportin për kosovën. Nga këto vota 4 ishin nga perfaqesues të partisë “Grupi i Socialistëve, Demokratëve dhe të Gjelbërve”, 3 nga “Grupi i Partisë Popullore Evropiane” dhe 1 nga “Grupi i Konservatorëve Evropianë dhe Aleanca Demokratike”.
Vendi i dyte per nga numri i votave kunder ne Asamble renditet Serbia.7 deputete nga serbia votuan kundër anetaresimit te Kosoves ne Keshillin e Europes. 2 prej tyre ishin te grupit ta Socialistëve, Demokratëve dhe të Gjelbërve, 3 nga Grupi i Partisë Popullore Evropiane dhe dy te tjere që nuk i përkisnin asnje partie politike.
4 deputetë nga Hungaria nuk ishin dakord me anëtarësimin e Kosovës në këshillin evropës, nga te cilet 2 nga partia e Konservatorëve Evropianë dhe Aleanca Demokratike, 1 nga partia Popullore Evropiane dhe 1 deputet i pavarur.
Kundër Kosovës votuan dy deputetë franceze nga Grupi i të Majtës së Bashkuar Evropiane. 2 deputete qipriote, perkatesisht nga Grupi i të Majtës së Bashkuar Evropiane edhe nga partia e Socialistëve, Demokratëve dhe të Gjelbërve.
Ndersa 2 votat kunder te Bosnje Hercegovines erdhen njera nga partia popullore evropiane dhe tjetra nga nje deputet i pavarur
Nga një votë kundër e patën Gjermania, Italia, Greqia dhe e Mali i Zi.
Deputeti gjerman edhe ai italian i përkasin partisë së Konservatorëve Evropianë dhe Aleanca Demokratike. Deputetja greke është perfaqesuese e grupit të se majtës të bashkuar evropiane. Ndersa deputetja malazeze qe votoi kunder anetaresimit te europes ne Keshillin e Euroopes është e pavarur.
Po ashtu vëmendjen e tërhoqën edhe abstenimet. Nga 11 abstenime gjashtë erdhën nga italianët, tri nga Moldavët e nga një nga gjermanët e malazezët./abcnews.al