Grupi hetimor ka dyshime se autorët janë vrasës me pagesë nga Mali i Zi.
Gazetarja Xhensila Kodra tha për ABC News se nga verifikimet rezulton se makina e viktimave të ketë hyrë në vendin tonë po ashtu nga Mali i Zi në ditët e fundit.
Hetuesit kanë sekuestruar më shumë se 35 gëzhoja në vendngjarje të qitura nga të dyja armët kallashnikovë.
Ndërsa makina e djegur e autorëve, deri tani nuk ka prodhuar asnjë të dhënë për grupin hetimor për ti ndihmuar ata në identifikim autorësh, pasi numri i shasisë është dëmtuar nga zjarri. Megjithatë, mjeti është dërguar për ekspertim për të parë nëse do të përfitohet ndonjë provë.
Si pasojë e të shtënave, një ditë më parë mbetën të vrasrë Hamza Lici, Arlind Bushati dhe një grua e pafajshme e cila po kalonte në zonë në momentin e atentatit mafioz