( FOTO: Autori dhe viktima)
Policia ka arrestuar njërin nga vëllezërit e shpallur në kërkim për vrasjen në Shkodër, që ndodhi mbrëmjen e djeshme.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë Stjuart Smakaj, ndërsa vijon kërkimet për të bërë të munduar arrestimin e vëllait tjetër, Sebastian Smakaj.

Mësohet se policia ka sekuestruar edhe armën me të cilën u vra 23-vjeçari.

Ditën e sotme bë me dije se Gledis Kraja, është vrarë aksidentalisht nga miku i tij, kampioni i Taekwondo, Sebastian Smakaj, pasi ky i fundit ka qëlluar në drejtim të një personi tjetër pas një konflikti.

Sebastian Smakaj dhe vëllai i tij, Stjuart Smakaj, kanë qëlluar me armë drejt pronarit të një mobilerie, me të cilin ka bërë sherr, por aksidentalisht një plumb ka kapur 23 vjeçarin i cili ka ndërruar jetë në spital.

Autori kishte porositur mobilie për shtëpinë, por kur porosia i erdhi poshtë pallatit, Smajku debatoi me shoferin e kamionit, pasi kishte bllokuar rrugën. Pastaj në lagjen e tyre të quajtur Qafëhardhi, ka shkuar dhe pronari i mobilerisë me të cilin kanë filluar debatin derisa ka degraduar në përdorimin e armës.

Shkodër

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e datës 17.08.2020, ku humbi jetën aksidentalisht nga përdorimi i armës së zjarrit shtetasi G. K., 23 vjeç.

Fale reagimit në kohë të strukturave të DVP Shkodër, rrethimit të zonës, kontrolleve të shumta në bashkëpunim me FNSH dhe presionit të ushtruar nga forcat e policisë duke mbajtur në rrethim zonën ku fshihej autori, si dhe pas negociatave me familjarët, u bë e mundur vënia në pranga e autorit të ngjarjes së mbrëmshme ku mbeti i plagosur me armë zjarri dhe më pas humbi jetën 23 vjeçari G.K.

Vihet në pranga shtetasi S.S. 23 vjeç, banues në Shkodër

Sekuestrohet edhe arma e zjarrit e modifikuar .

Nga strukturat e DVP Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, falë reagimit në kohë dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e datës 17.08.2020, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe arrestimi i autorit, shtetasit S. S., 23 vjeç, banues në lagjen “Perash”.

Ky shtetas gjatë një konflikti të çastit ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin D. H., ku si pasojë aksidentalisht ka ngelur i plagosur rëndë shtetasi G.K., 23 vjeç banues në lagjen “Perash”, Shkodër, i cili më pas ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar arma e zjarrit 18 gëzhoja të qitura nga kjo armë zjarri , automjetet të cilat janë të palëve në konflikt, si dhe vijon puna intensive për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Vrasja me dashje, e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.

VERITAS.COM.AL