Vrasja për të cilën u tha se ndodhi në rrugine “Kosovarëve” pranë Digës së Liqenit Artificial, del më në pah cili është viktima. Sipas disa burimeve nga vendi i ngjarjes viktima ka qenë punonjës në policinë e shtetit ku ka mbajtur edhe detyra të rëndësishme në Tiranë dhe në rrethe të tjera të vendit.

Bëhet fjalë për Artan Cukun, që për një periudhë kohe ka punuar si zëvendës drejtor i policisë së Tiranës apo dhe drejtor i Policisë së Vlorës.

Të njëjtat burime thonë se ai është ekzekutuar në derë të shtëpisë së tij nga persona ende të paidentifikuar.

/Veritas.com.al/