Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është detyruar të ndërpresë në mënyrë të papritur vizitën në SHBA, pasi është ndjerë keq. Vuçiç gjendej atje prej pak ditësh, dhe pas takimeve të zhvilluara me zyrtarë amerikane priste të zhvillonte një bisedë edhe me presidentin  Donald Trump.

Por siç shkruajnë mediat në serbi, gjatë pasdites së të premtes ai nuk është ndjerë mirë; kërkoi ndihmë mjekësore dhe më pas vendosi të kthehej në Beograd. Zyra e Presidentit tha se do ta informojë publikun gjatë ditëve në vazhdim mbi natyrën e sakte të situatës.

I dërguari i Trump për misione speciale, Richard Grenell, bëri një njoftim në profilin e tij në rrjetet sociale “X”, pasi u njoftua se Vuçiç kishte ndërprerë vizitën e tij në SHBA për arsye shëndetësore.

Grenell tha se i vjen keq që nuk u takua me Vuçiçin dhe i uroi shërim të shpejtë. (A2 Televizion)

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *