Në një kohë kur në Europë është rritur shqetësimi për një depërtim edhe më të madh të Rusisë dhe Kinës në Ballkanin Perëndimor, Aleksandar Vuçiç thotë se mos hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, justifikon politikën e tij me dy fuqitë e tjera.

Në një intervistë për Financial Times (FT), presidenti serb thotë se vendimi i BE-së për dy shtetet ballkanike, pavarësisht reformave që kanë ndërmarrë, tregoi se “jo gjithçka varet nga ne”.

Vuçiç ka shtuar se vendimi për të mos hapur negociatat me Tiranën dhe Shkupin e justifikon politikën e tij për marrëdhënie më të afërta me Kinën dhe Rusinë.

“Ne nuk mund të varemi nga vendimi i radhës i Këshillit Evropian, ose se çfarë do të vendosë Qeveria holandeze, apo se nëse Qeveria daneze do të bëjë diçka tjetër”, është shprehur Vuçiç.

Të premten, Serbia do të firmosë marrëveshjen e tregtisë së lirë me Unionin Euraziatik, i cili është një bllok ekonomik rival i BE-së, i udhëhequr nga Rusia.

Veritas.com.al/