Shkruan gazeta Express/

Kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli, si zakonisht, nuk i ka ecur fjala as për vizitën e Presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic në Kosovë. Kryetari i PDK’së kishte thënë se Vucic s’ka pse të shkojë në pjesën më të rëndësishme në veriun e Kosovë, në Gazivodë. Por, Vucic do të nisë vizitën pikërisht në atë vend duke mbajtur edhe një fjalim.

Kadri Veseli, para tri ditësh, kishte thënë se Aleksander Vucic s’ka çka kërkon në Gazivodë. Në këtë mënyrë, lideri i PDK’së kishte dalë kundër një vizite të tillë të shefit të shtetit serb në pjesën më të rëndësishme të Veriut të Kosovës.

Kështu, Veseli kishte treguar pozicionin e shtetit të Kosovës se Gazivodë s’ka pse të shkojë një udhëheqës i Serbisë.

Ky zotim është thyer të premten mbrëma kur Shteti i Kosovës është dorëzuar dhe i ka dhënë leje Vucicit të shkojë pikërisht në këtë vend. Në fakt, Vucic do të nis vizitën nga Gazivoda, ku pritet të mbajë një fjalim në ora15.

“Nuk e di a vjen Vuçiqi në Kosovë, ja kemi dhënë lejen por me destruktivitet të stabilizimit në Kosovë, edhe kjo vihet në pikëpyetje. Dhe e dyta, nuk ka çka shkon te Liqeni i Gazivodës, nuk dihet as a ka me ardhë”, kishte thënë Veseli, në një reagim të para tre ditëve.

Aleksander Vucic vjen në Kosovë një ditë pasi refuzoi ta takonte Hashim Thaçin në Bruksel për të folur lidhur me Marrëveshjen Finale ndërmjet dy vendeve,

Vucic dhe zyrtarët tjerë serbë kanë thënë se në marrëveshjen me Kosovë do të marrin diçka duke përmendur edhe Veriun e Kosovës.

Ndërkohë, Hashim Thaçi ka nisur të thotë se Kosova do të marrë Luginën e Preshevës, por nuk do të japë asgjë.

Krejt këto deklarime të dy Presidentët i kanë bërë duke folur për korrigjim kufijsh ndërmjet dy vendeve.

Veritas.com.al/