
Gjykata e Lartë do të marrë në shqyrtim sot kërkesën e bërë nga Enkelejd Alibeaj në emër të PD Euroatlantike për pezullimin e efekteve të vendimit të 11 Qershorit të Gjykatës së Apelit.
Kjo kërkesë është depozituar bashkë me rekursin ne 30 Korrik 2024 nga Enkelejd Alibeaj, i cili në atë kohë mbante pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Euroatlantike, shkruan A2 CNN.
Seanca do të zhvillohet në dhomë këshillimi pa praninë e palëve. (A2 Televizion)