( FOTO:  Wolf Blitzer dhe Jake Tapper, të CNN)

WikiLeaks ka publikuar emaile që tregojnë se Komiteti Kombëtar i Demokratëve ka pyetur politikanët Demokratë se si të bëjë draftin e pyetjeve për Hillary Clinton. Pyetjet do t’i kishin ankormenët  Wolf Blitzer dhe Jake Tapper për të intervistuar Ted Cruz dhe Donald Trump.

Lajmi është publikuar në gazetën “Daily Mail”: Komiteti Kombëtar Demokrat ka ndihmuar ankormenët e CNN, Wolf Blitzer dhe Jake Tapper për të përgatitur intervistën me Donald Trump,- ka zbuluar emaili më i fundit nga WikiLeaks.

Mes 8,263 emaileve të publikuara të Dielën në mbrëmje, një nga ata tregon se si stafi që punon me gazetarët e CNN ka kërkuar nga stafi i Komitetit të Demokratëve (DNC) çfarë pyetje t’u bënin në studio kandidatëve republikan.

Njëri email mban datën 28 Prill dhe titullohet “Cruz on CNN” ku lexohet: “CNN po pret pyetjet. Ju lutem dërgoni disa modele/ sa më interesante”.

Ky email ishte dërguar nga drejtori i studimeve, Lauren Dillon, për anëtarët e stafit dhe zyrtarët e tjerë.

Pak ditë para kësaj, më 25 Prill, Hillary kërkoi pyetjet që Wolf Blitzer i CNN do t’i bënte Trump-it

/Veritas.com.al/.