Kryeministri Edi Rama ka reaguar për deklaratën e kandidatit për deputet të PD-së në Dibër, Xhelal Mziu.
Më pas u shpreh i penduar dhe doli në një deklaratë për mediat u shpreh thellësisht i penduar dhe tha se deklarata e tij ishe e papërshtatshme dhe e bëri nga emocionbet e forta në ato momente.
Sipas Ramës, ndjesa e tij nuk vlen asnjë qindarkë. “Kush vjen në pushtet duke vrarë, dhunuar e kërcënuar edhe pushtetin e ushtron duke vrarë, dhunuar e kërcënuar!” thotë Rama.
Kryeministri u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarët që me 25 prill “populli duhet t’u tregojë këtyre gangove me kravata dhe atyre që janë armatosur për të sjellë ndryshimin së prapthi në Shqipëri, se Shqipëria dhe shqiptarët nuk kthehen më mbrapsht!”
Postimi i plotë:
Ndjesa e këtij trogloditi nuk vlen asnjë qindarkë! Ky është një subjekt i vetëdeklaruar i drejtësisë penale, ndërsa kjo soj politike duhet të jetë subjekt i Drejtësisë Popullore në 25 prill!
Kush vjen në pushtet duke vrarë, dhunuar e kërcënuar edhe pushtetin e ushtron duke vrarë, dhunuar e kërcënuar!
Populli duhet t’u tregojë këtyre gangove me kravata dhe atyre që janë armatosur për të sjellë ndryshimin së prapthi në Shqipëri, se Shqipëria dhe shqiptarët nuk kthehen më mbrapsht!
Në 25 prill votohet për fëmijët që s’kanë të drejtë vote, por që asnjë borxh nuk u kanë prindërve të tyre kthimin e reve të zeza të së shkuarës mbi kokat e tyre!
Shqiptarë e shqiptare kudo që jeni, nga Tropoja e Kukësi në Konispol e Sarandë, nga Durrësi në Elbasan e Korçë, nga Shkodra në Lezhë e në Tiranë e Dibër, nga Berati, në Fier, Gjirokastër dhe Vlorë!
Tregojeni me votën tuaj, forcën e madhe të karakterit që Shqipëria kërkon sot prej të gjithë ne, në rrugën drejt majës ku duhet të vazhdojmë të ngjitemi, për ta bërë Shqipërinë zonjën që Zoti deshi, kur i fali bujarisht bukuritë e saj përrallore
Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.
VRITAS.COM.AL