Grupet terroriste të tilla si Shteti Islamik (ISIS / ISIL) dhe Talibanët në ditët e fundit kanë bërë thirrjet e tyre vjetore për armë ndërsa afrohet Ramazani, duke pohuar se Allahu shpërblen veçanërisht martirizimin gjatë muajit të shenjtë.

Këtë vit, muaji më i shenjtë për Myslimanët pritet të filloje nga mbrëmja e 5 majit deri më 5 qershor, në varësi nga fazat e hënës.

Më 29 prill, disa ditë pasi ISIS pretendoi se kishte kryer valën e shpërthimeve vrasëse duke synuar kryesisht të krishterët në Sri Lanka, lideri i i pakapshëm i grupit, Abu Bakr al-Baghdadi, u rishfaq në videon e tij të parë në pesë vjet. Ai u bëri thirrje Muslimanëve për të kryer më shumë sulme dhe u zotua të vazhdoje kryqëzatën kundër armiqve të ISIS, veçanërisht atyre që shkatërruan të ashtuquajturin kalifat.

“Beteja jonë sot është një, e dekompozimit dhe shtrirjes se armikut. Ata duhet ta dinë se xhihadi është duke vazhduar deri në ditën e gjykimit “, ka deklaruar al-Baghdadi.

Në mars, forcat kurde të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara e shtynë ISIS-in nga pjesa e fundit e territorit të saj në rajonin Baghouz të Sirisë së Veriut, duke i dhene një goditje përfundimtare grupit territorial të kalifatit.

“Vërtet, beteja e Islamit dhe popullit të tij kundër kryqit dhe popullit të tij është një betejë e gjatë. Beteja e Baghouzit ka mbaruar. Por kjo tregoi egërsinë, brutalitetin dhe synimet e sëmura të të krishterëve ndaj komunitetit mysliman, “deklaroi Bagdadi më tej në video.

“Kjo është pjesë e hakmarrjes që i pret kryqtarët dhe mbështetësit e tyre”, shtoi ai, duke festuar sulmin e urryer kundër të krishterëve në Sri Lanka dhe më gjerë, duke e quajtur atë hakmarrje për rënien e plotë të kalifatit territorial të ISIS në Irak dhe Siri në mars.

Megjithëse është e paqartë nëse i ashtuquajturi kalif përmend muajin e shenjtë, disa analistë argumentojnë se videoja e re është një thirrje e grumbullimit për një valë globale të xhihadit në vigjilje të Ramazanit.

Duke cituar zyrtarë pa emër të inteligjencës arabe dhe evropiane, si dhe ekspertë të terrorizmit si Haroro Ingram nga Universiteti George Washington, Washington Post raportoi: “Ekspertët dhe zyrtarët vunë në dukje se videoja ishte leshuar ditë para fillimit të Ramazanit, muajit të shenjtë Musliman dhe tha se tempizmi mund të inkurajonte celulat e ISIS dhe ndjekësit për të kryer sulme në javët e ardhshme. ”

ABC News vuri në dukje më tej:

Bagdadi u shfaq i shëndetshëm me një shami të zezë, jelek kaki peshkimi dhe me një mjekër gri, të mbuluar me këna të kuqe në një traditë të Ramazanit në gjurmë të Profetit Muhamed, me të cilin Bagdadi pretendon një linjë familjare të drejtpërdrejtë. Ne krah kishte një pushkë sulmi ruse AK-74U.

“Ndërsa muaji i shenjte i agjërimit të Ramazanit fillon brenda pak ditësh, ekspertët paralajmërojnë se mund të ketë edhe më shumë sulme [të ISIS],” shtoi Associated Press (AP).

Të hënën, Zabihullah Mujahid, një zëdhënës i Talebanëve, publikoi një deklaratë ne Twitter duke hedhur poshtë një armëpushim për Ramazan ofruar nga Presidenti afgan Ashraf Ghani.

“Ndërsa xhihadi është … pjesa më e mirë e adhurimit, duke e bërë atë gjatë Ramazanit, shpërblehet më shumë se në muajt e tjerë”, shkroi ai.

Ndërkohë që shumica e myslimaneve ndjekin traditën e Ramazanit për të abstenuar çdo ditë nga te ngrënët, të piret, të pirët duhan, të bërit seks, dhe nevoja të tjera fizike, duke filluar nga agimi i pare deri në perëndim të diellit, shumë xhihadistë besojnë se është veçanërisht heroike dhe jashtëzakonisht e shpërblyer nga Allahu në parajsë për te vdekur si martir gjatë muajit të shenjtë.

Për dy vitet e fundit, Breitbart News ka dokumentuar një valë sulmesh terroriste islamike gjatë Ramazanit të inkurajuara nga grupe si ISIS, Talebanët dhe al-Kaeda.

Muaji i shenjtë ka shkaktuar rregullisht një rritje në sulmet e xhihadit në të gjithë botën.

Në të dyja vitet 2017 dhe 2018, ISIS dhe Talebanët Afganë kryesuan listën si grupet terroriste më vdekjeprurëse gjatë Ramazanit.

Pavarësisht pjesëmarrjes në një armëpushim të paprecedent në fund të muajit të shenjtë vitin e kaluar, talebanët e zëvendësuan ISIS-in si grupin terrorist më pjellor të botës gjatë Ramazanit, duke vrarë të paktën 324 dhe duke plagosur 404 të tjerë.

Narko-xhihadistët Talebanë Afganë ishin përgjegjës për rreth 40 për qind të të gjitha viktimave në vitin 2018 – një total prej 841 te vdekurish dhe 1,014 të plagosurish në gati 25 vende.

ISIS ishte përgjegjëse për rreth 30 përqind të të gjitha viktimave vitin e kaluar, me 256 te vdekur dhe 281 të plagosur.

Me 3,343 raste (1,639 vdekje, 1,704 plagosje) të ushqyer kryesisht nga ISIS, viti 2017 shënoi një nga muajt më të përgjakshëm të muajit te shenjtë në historinë e kohëve të fundit.

Në javët që çuan në Ramazanin e 2019, ISIS mori përgjegjësinë për një valë sulmesh vetëvrasëse që synonin kryesisht të krishterët në tre kisha dhe katër hotele në Sri Lanka, duke vrarë më shumë se 350 dhe duke plagosur rreth 500 të tjerë, duke përfshirë edhe amerikanë.

Sulmi i Sri Lankas konsiderohet si një nga sulmet më vdekjeprurëse Islamike në historinë e kohëve të fundit.

Këtë javë AP vuri në dukje:

Grupi [ISIS] gjithashtu kohët e fundit ka ndërmarrë sulme të shumta në të gjithë botën, duke përfshirë Arabinë Saudite, Kongon dhe Libinë. Propaganda e Xhihadit nga mbështetësit e IS në internet kohët e fundit kërcënoi Indinë dhe Bangladeshin, ku IS mori persiper një sulm, për herë të parë në dy vjet, këtë javë.

Në videon e re, shefi i ISIS-it ka aluduar premtime besnikërie nga terroristët Islamikë në Mali dhe Burkina Faso, që sapo kishin përjetuar sulmin e parë vdekjeprurës xhihadist në një kishë të krishterë.

Instituti i Kërkimeve të Medias në Lindjen e Mesme (MEMRI) vuri në dukje në 2015 se grupet e xhihadit si ISIS dhe Talebanët Afganë shfrytëzojnë besimin se Ramazani është “një muaj në të cilin Allahu u jep fitore ushtarake besimtarëve të Tij” duke shtuar:

Duke pasur parasysh domethënien historike fetare dhe ushtarake të Ramazanit, grupet Islamike dhe xhihadiste, dhe ndonjëherë edhe organizatat kryesore Arabe dhe mediat Arabe, shkallëzojnë nxitjen e xhihadit dhe martirizimit gjatë këtij muaji.

Urdhërimi i xhihadit, i cili ka rëndësi të madhe në te gjitha kohët, merr rëndësi edhe më të madhe gjatë këtij muaji të shenjtë dhe fiton përparësi mbi të gjitha urdhërimet e tjera … Në Ramazan, Allahu i jep luftëtarëve forcë të veçantë, pavarësisht – ose më mirë sipas – agjërimit të tyre. Ata që fitojnë martirizim gjatë muajit të Ramazanit, shpërblehen dyfish në Parajsë.

Pa përmendur në mënyrë eksplicite Ramadanin, al-Kaeda gjithashtu ka nxitur sulme në ditët e fundit, veçanërisht në Siri, ku xhihadistët e lidhur me grupin kontrollojnë bastionin e fundit rebel në vendin e shkatërruar nga lufta.

Veritas.com.al/