Dënimi i ashpër dhe mesazhi i qartë që ambasadorja Yuri Kim i bëri deklaratës së Ilir Metës “për të mprehur sfurqe dhe sëpata për mbrojtjen e votës” ka nxjerrë jashtë çdo kontrolli kreun e shtetit, i cili shpërtheu në kërcënime ndaj SHBA dhe ambasadores Kim. Sulmet e Metës nisën pasi ambasadorja e SHBA, Yuri Kim dënoi ashpër duke shigjetuar drejtpërdrejt kreun e shtetit duke i thënë se thirrjet e tij për mprehje të sfurqeve dhe sëpatave janë të papranueshme dhe të dënueshme dhe se për këtë duhet të mbajë përgjegjësi. Kim shkruan se ata që nxisin dhunën se nuk u pëlqen rezultati i 25 prillit duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre

“Është e papranueshme për këdo që të kërcënojë se qytetarët do të marrin “sfurqet” në 25 Prill ose nëse nuk u pëlqen rezultati i zgjedhjeve. Këto kërcënime meritojnë dënim. Ata që nxisin dhunë do të mbajnë përgjegjësi për rezultatet e fjalëve dhe veprimeve të tyre. Ndal”, shkruan Kim.

VERITAS.COM.AL