Ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim ka përshëndetur hapjen e negociatave për Shqipërinë.
Përmes një postimi në Twitter ajo shprehet se ky është një moment historik. Por ashtu si Presidenti Biden, edhe ajo e ka bërë të qartë se SHBA do të investohet fort në avancimin e reformës në drejtësi me qëllim që të përmbushen kushtet e anëtarësimit në BE.
“Urime Shqipërisë për Konferencën e Parë Ndërqeveritare- hap historik dhe i shumëpritur drejt anëtarësimit të plotë në familjen europiane. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm përpjekjet tuaja për reformën në drejtësi dhe hapat e tjerë të nevojshëm për anëtarësim. Përpara!”, shkruan ambasadorja.