Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim ka reaguar sot në lidhje me votimin që pritet të zhvillohet në Kuvend për zgjatjen e afateve të vettingut.

Kim në postimin e saj Twitter ka publikuar deklaratën e përbashkët me BE-në përsa i përket qëndrimit të tyre në lidhje për vettingun.

“Amendamenti për zgjatjen e vettingut del para Kuvendit. Disa e kanë keqkuptuar ose keqinterpretuar atë si një çështje partiake ose një hile. Në fakt, është një vendim i rëndësishëm që kapërcen politikën e përditshme. Shpresojmë që deputetët të lënë mënjanë politikën dhe të votojnë për Shqipërinë dhe Europën. Ne jemi me ty”, shkruan Kim.