(FOTO: Mahmoud al-Zahar -një nga bashkëthemeluesit e Hamas-it).

Presidenti i zgjedhur Donald Trump mund të jetë hebre- tha në në një intervistë për Al Jazeera, Mahmoud al-Zahar -një nga bashkëthemeluesit e Hamas-it.

“Trump i do hebrenjtë; dhe jo vetëm për këtë arsye pse ai e do fenë hebre. Por ka shumë mundësi që ai të jetë hebre”

“Ai e do fenë e hebrenjve dhe gjëja më e rëndësishme në fenë herreje është paraja hebre”, tha duke bërë një koment anti- semitik.

Zahar, gjithashtu , i pabazuar në fakte, tha se “Paraja hebre” është përdorur në të kaluiarën për të katapultuar  kandidatët presidencial drejt fitores.

“Në vitin 1947, Harry Truman ishte një kandidat anësor në zgjedhjet e ShBA- por u nxor në krye nga paratë herreje. Atij iu akorduan dy milionë dollarë, që i dhanë shtysë fushatës së tij elektorale… Dhe përfundimi? Ai u zgjodh president i Amerikës. Dhe ky ishte i pari që njohu entitetin hebre në vitin 1948. Kështu që “feja çifute” dhe “dollari çifut” janë faktori i vendimit të vërtetë”.

Zahar, grupi i të cilit është mbrapa qindra sulmeve terroriste për vdekje, sulmoi Shtetet e Bashkuara dhe kombin amerikan se si “të dhunshëm” duke shtuar se edhe lojërat “wrestling” janë provë për këtë.

Shefi i terrorit iu bëri thirrje shikuesve që “të shikojnë se si turma reagon në ndeshjet me mundës, si ata kryejnë akte të pashembullta dhune. Kjo është kultura, ky është modeli i heroizmit të tyre…, dhe kështu sulmojnë mbi kombet e terë. Kjo është Amerika, kjo është feja e tyre e vërtetë”, tha shefi i grupeve terroriste. Ai shtoi se “skandalet seksuale” janë “të besueshëm” dhe “kulturë” e çdo presidenti amerikan dhe e popullit amerikan më gjerë.

/Veritas.com.al/