Biznesi global i modës do të mbyllë të gjitha dyqanet e tetë markave të tij: Zara, Pull & Bear, Massimo Dutti, Bershka, Stradivarius, Oysho, Zara Home dhe Uterqüe.

Inditex tha për “BBC” se është duke hartuar një plan për të mbështetur 9 mijë punonjësit e saj me bazë në Rusi, ndërkohë që shërbimet janë pezulluar “përkohësisht”.

Ndërkohë, Samsung furnizuesi kryesor i telefonave inteligjentë në Rusi, përpara Xiaomi dhe Apple do të pezullojë dërgesat në vend “për shkak të zhvillimeve aktuale gjeopolitike”.

Është e paqartë nëse dyqanet e Samsung do të mbyllen.

Dhe kompania e pagesave online, Paypal gjithashtu ka mbyllur shërbimet në Rusi, duke dënuar “agresionin e dhunshëm ushtarak të vendit”.

Zyrtarët e qeverisë ukrainase i kishin bërë thirrje PayPal të largohej nga Rusia dhe t’i ndihmonte ata me mbledhjen e fondeve.