Dinamika e ngjarjes në Radhimë mesditën e kësaj të hëne është zbardhur, ndërsa është arrestuar autori Eduart Kondi.
Dy vëllezërit Beniamin Kondi dhe Edison Kondi pronarë të një plazhi privat në zonën e Radhimës janë konfliktuar për administrimin e zonës.
Sipas policisë, konflikti ka degraduar duke nxjerrë armën dhe Beniamini ka shtënë në drejtim të vëllait të tij Edisonit.
Nga kjo ngjarje e rëndë nuk ka të plagosur, por shkaktoi panik nga ana e pushuesve të cilët preferuan të kalonin ditën në një prej plazheve të Vlorës.
Pushuesit shprehen se kanë kaluar momente tmerri gjatë të shtënave.
Një turist nga Norvegjia është bërë dëshmitar i ngjarjes në Radhimë. Ai tregon për mediat se dëgjoi disa të shtëna, si edhe pa njerëz më pas të vraponin. Turisti norvegjez, thotë se ndodhet në Shqipëri bashkë me familjen e tij, ndërsa theksoi se ngjarja e ka frikësuar
“Ne dëgjuam të shtëna dhe të gjithë vrapuan, ndoshta dy tre të shtëna, ne nuk pamë asgjë, nuk e di nëse ndonjë është qëlluar, Jam nga Norvegjia”, tha turisti norvegjez.
“Shumë të shtëna mbi 5 6 herë, u larguan njerëzit unë kisha çupën me gjithë djalë, të tjerët u fshehën, unë deri këtu nuk dëgjova gjë për persona të lënduar, kishte shumë njerëz”, tha një pushues.
“Krisma shumë, disa herë, erdhi policia dhe ambulance, po i them burrit hajde ikim në shtëpi s’mund të rri, ne jemi nga Kuçova”, tha një pushuese.
“Dëgjuam të shtëna, 5, 6, vinin nga parkimi, mendoj se ishte ashtu por se di, është hera e parë këtu”, tha një turiste italiane.