
Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Uashington, SHBA. Ai fillimisht do të takohet me drejtuesit e Dhomës së Përfaqësuesve të udhëhequr nga republikanët dhe komitetet e sigurisë kombëtare të Dhomës së Përfaqësuesve, përpara një seancë në Senatin e SHBA-së.
Ai pritet gjithashtu të mbajë një fjalim në mbrëmje në muzeun e Arkivave Kombëtare. Presidenti ukrainas gjithashtu do të takohet në Shtëpinë e Bardhë për bisedime me Joe Biden dhe më vonë do të vizitojë Pentagonin.
Shtëpia e Bardhë tha se vizita e liderit ukrainas vjen në një periudhë vërtet kritike. Biden po pret me padurim të dëgjojë nga Zelensky se si po shkon kundërofensiva e Ukrainës, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby.

“Sot do të ketë negociata të rëndësishme në Uashington. Mbrojtja ajrore për Ukrainën është ndër çështjet kryesore. Më shumë armë, më shumë mbështetje për ushtarët ukrainas në vijën e frontit,” tha Zelensky në një mesazh në Telegram ndërsa mbërriti në New York.
Zelenskiy kritikoi sulmin “masiv” të Moskës gjatë natës, i cili vrau shkaktoi disa viktima në Kherson dhe plagosi shumë në rajone të ndryshme.