Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, dhe atë malazez, Dritan Abazoviç.
Lajmin e ka bërë të ditur Zelensky në kanalin e tij “Telegram”.
“Partnerët ndërkombëtarë vazhdojnë të vijnë në Ukrainë. Dhe ky është një manifestim i rëndësishëm i mbështetjes së popullit tonë. Sot takohem me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç”, shkruan ai.
Të dyja delegacionet u pritën nga presidenti para zyrës së Presidentit në rrugën “Bankova” në Kiev.
Pas kësaj, ata hynë brenda për të biseduar.