Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se ushtria ruse nuk arriti linjat e planifikuara në Ukrainë, por arriti në gati 10 mijë ushtarë të vrarë.

Kreu i shtetit e tha këtë gjatë një video-mesazhi të zakonshëm tanimë në orët e para të ditës.

“Forcat e Armatosura të Ukrainës po mbajnë me guxim të gjitha fushat kryesore të mbrojtjes sonë. Ata po kundërsulmojnë pushtuesit pranë Kharkiv-it, duke mbrojtur qytetin. Ata po mbajnë Mykolaiv-in, Kiev-in. Ata po mbajnë rajonin Chernihiv, Sumy, Donbass”, sqaroi presidenti ukrainas.

Zelensky deklaroi se Ukraina u shkaktoi pushtuesve humbje që ata nuk i kanë parë as në ëndrrën e tyre më të keqe.

“Ushtria ruse nuk arriti linjat e planifikuara. Por arriti pothuajse 10,000 ushtarë rusë të vdekur. 10,000! Kjo është e frikshme! Këta janë djem: 18, 20 vjeç – shumë të rinj, pothuajse fëmijë. Rusia patjetër mund t’u japë këtyre njerëzve diçka tjetër përveç vdekjes”, theksoi presidenti i Ukrainës.