RIC GRENELL:

I dërguari i posaçëm i Presidentit Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell ka mirëpritur votimin e qeverisë së re në krye me Avdullah Hotin, raporton Gazeta Express.

Në një komunikatë nisur për media nga zyra e Grenell, thonë se i dërguari amerikan në dialog mezi pret rifillimin e bisedimeve me Serbinë.

“E mirëpres Qeverinë e re të Kosovës dhe mezi pres që të rifillojë partneriteti me ta në dialogun me Serbinë”, thuhet në deklaratën e Grenell.

Qeveria në krye me Avdullah Hotin është votuar me 61 vota për

BASHKIMI EVROPIAN:

Bashkimi Evropian kanë përgëzuar qeverinë e re të Republikës së Kosovës që do të drejtohet nga kryeministri i LDK’së, Avdullah Hoti.

Nga BE thonë se tashmë presin bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës në punën e përbashkët për avancimin e raporteve Kosovë-BE.

“Pandemia do të vazhdojë të jetë një sfidë edhe në të ardhmen dhe BE do të vazhdojë të qëndrojë krah Kosovës dhe njerëzve të saj. Ne gjithashtu dëshirojmë të shohim avancim të Kosovës në rrugën drejt BE’së. Kjo kërkon përpjekje dhe përkushtim për reforma për fuqizimin e sundimi të ligjit, dhe në veçanti luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe për të provuar zhvillimin socio-ekonomik”, thuhet në reagimin e BE’së pas votimit të Qeverisë së re.

Gjithashtu në reagim thuhet se një rinisje e shpejtë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE dhe me mbështetjen e emisarit sllovak Miroslav Lajcak është esenciale për arritjen e normalizimit të raporteve me Serbinë.

Dialogu i ndërmjetësuar nga BE është e vetmja mënyrë për kthimin e të ardhmes së evropiane të Kosovës në realitet për qytetarët e saj”, thuhet ndër të tjera.

veritas.com.al/