
Prej pak ditësh ka nisur regjistrimi i emigrantëve për zgjedhjet e 11 majit.
Deri tani kanë aplikuar online në KQZ, 8529 emigrantë me banim në Diasporë. Vetëm 1024 kërkesa janë votuar deri më tani, sipas njoftimit të KQZ-së.
Ndërkohë vihet re që numri i meshkujve që kanë aplikuar është 6152, ndërsa i femrave 2377.
Aplikimet mbyllen në datën 12 mars 2025. Në 11 maj shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë dhe parlamentin e ri.