Shkon në 2 numri i bashkive që e kanë mbyllur procesin e numërimit të votave pas procesit zgjedhor të ditës së djeshme. Pas Vorës Partia Socialiste ka siguruar fitoren edhe në Rrogozhinë e cila tashmë ka përfunduar.
Procesi vijon në Shkodër, Lushnje, Durrës e Dibër por nuk pritet të ketë surpriza dhe Partia Socialiste duket se po korr një fitore bindëse, përveçse në Shkodër ku duket se po shkon drejt fitores kandidati i ‘Shtëpisë së Lirisë’ së Sali Berishës. Në Shkodër rrezikohet të përsëritët procesi zgjedhor në të gjithë bashkinë. Kjo pasi me anulimin e procesit në 3 qendra votimi, 2 në Shosh dhe 1 në Pult, të cilat kanë 1300 votues, procesi përsëritet nëse Spahia në rastin konkret nuk merr 1300 vota më shumë se Angoni e PS.
Partia Demokratike e Lulzim Bashës ka pësuar një humbje si kurrë më parë në historinë e saj. Një rënie më shumë se dramatike në të 6 bashkitë. Ajo që vihet re gjithashtu është një rritje e Partisë Socialiste thuajse në të gjitha bashkitë.