Obama ka zbritur në fushë duke dhënë mbështetje eksplicite për zgjedhjet afatmesme të nëntorit për 81 kandidatë demokratë për Dhomën, Senatin, guvernatorët dhe madje edhe parlamentet shtetërorë. Barak është angazhuar për të zhvilluar tubime dhe për të bërë shfaqje publike dhe mbledhje fondesh, dhe lëvizja e tij do të japë jetë në sheshe për tre muajt e ardhshëm, në një derbi politik të zgjatur të nivelit më të lartë, jo të zakonshëm në etiketën e SHBA që nuk do të parashikohej normalisht, një krah i hekurt midis një presidenti në detyrë dhe paraardhësit të tij.

Por si mund të flasim për rregulla dhe tradita në epokën Trump?

Obama madje ka bërë edhe një njoftim zyrtar për të shpërndarë iniciativën e tij “militante”, si kryetar partie, për te cilën tha “krenar për të dhënë mbështetjen për një gamë të gjerë dhe mbresëlënëse të kandidatëve Demokratë, liderëve te ndryshëm, patriotë dhe me zemër te madhe, si Amerika që ata janë gati të përfaqësojnë. Kam besim se, së bashku, ata do të forcojë këtë vend që ne e duam, duke restauruar mundësitë qe janë gjerësisht te përbashkëta, duke riparuar aleancat tona dhe pozicionin tonë në botë dhe rritjen e angazhimit tonë themelor para drejtësisë, korrektësisë, përgjegjësisë dhe shtetit te se drejtës. Por së pari, ata kanë nevojë për votat tona dhe jam i paduruar për të mbështetur arsyet që kandidatët demokratë meritojnë votat tona këtë vjeshtë “. Lista është studjuar me përpikëri për të ndihmuar kandidatët në ato distrikte që munden, te pasigurta si janë sot sondazhet , te përmbysim shumicën qe GOP ka ne Dhoma dhe Senat”.

Kur Obama fitoi në vitin 2008, ish-Presidenti Xhorxh W. Bush vendosi të mos ndërhyjë më aktivisht në skenën politike, duke thënë se ishte për respekt institucional të alternimit (te njëjtën gjë kish bere dhe babai i tij, Xhorxh H. Bush i cili kurrë nuk sulmoi pasardhësin Bill Clinton). Është e vërtetë se kur George W. u largua nga Shtëpia e Bardhë në minimum të popullaritetit, heshtja e tij koincidonte  me përshtatjen taktike të partisë për ta përgjysmuar politikisht Obamën në zgjedhjet afatmesme të 2010. Megjithatë, mjaftoi mobilizimi i jashtëzakonshëm i Republikanëve; mbështetur nga Partia Tea, e lindur për të protestuar kundër Obamacares dhe super stimulit prej 1000 miliardë pro mirëqenies, GOP fitoi 63 vende në Dhoma dhe mori kontrollin.

Demokrateve sot u nevojiten vetëm 24 vende për të fituar dhe qëllimi është brenda mundësive të tyre, në letër. Në fakt, te dhënat mesatare CPR  (te 5 gushtit) te sondazheve për “preferenca te përgjithshme për vendet ” thotë se amerikanët e orientuar për të votuar kandidatët e GOP janë 39.1% dhe ata që votojnë Dems jane 46%.

Avantazhi i 6.9 pikëve i Demokratëve, statistikisht nuk garanton arritjen e kërkuar prej 24 vendesh të nevojshme edhe sepse ka një pjesë 15% e gjitha që nuk janë shprehur ende. Nga këtu, vendimi i Obamës për të vënë në peshore pushtetin e tij politik për të bindur të pavendosurit të hidhen në karron e Nancy Pelosit, ish-folësen që do të kthehej për të udhëhequr Dhomën duke siguruar  dy objektivat për Dem: të varrosin agjendën programatike të Trump për dy vitet e tij të fundit, dhe shtrëngimin e rrethimit të presidentit mbi Russiagate duke shpresuar që të arrijnë në ‘impeachment’. Ajo  qe është tepër ndryshe tani nga viti 2010 është “se” ekstremizmi i Tea Party ishte në vijën ultra-amerikane të mbrojtjes së Kushtetutës dhe jashtëzakonshmërisë dhe patriotizmit amerikan, ndërsa ekstremizmi aktual në DEM është ajo socialiste e të rese se apasionuar Ocasio-Cortez e cila dëshiron që shëndeti dhe shkolla të jene falas dhe kufijtë e hapur- duke anuluar rojet e kufirit.

Trump është i ndërgjegjshëm që ka kaq shumë Jol-e ne duar – rezultatet e tij dhe devijimi i kuq i DEM, dhe jo rastësisht që prej një jave ka filluar një ofensivë në mitingjet e tij në shtetet ballerina dhe në distriktet, ku luhen ndeshjet  më të pasigurta për ruajtjen e shumicës në Dhoma. Dhe ndoshta rritjen e shumicës aktuale në Senat, qe është vetëm 51 nga 49, dhe me John McCain ne mungese ‘nga klasa’ për të kuruar kancerin.

Trump ka premtuar se do të insistojë për të bërë mitingje deri në nëntor për të mbështetur GOP, në favor të fortë prej 88% sipas sondazhit të fundit – qe ka në Partinë Republikane, tashme prere mbi personalitetin e tij, dhe mbi te gjitha mjaft e lumtur që mund të mburret me bumin ekonomik te krijuar nga politikat tatimore dhe të liberalizimit  te presidentit. Trump punon, natyrisht, edhe për vitin 2020, ku klima për referendum mbi të, qe është “tashmë” pjesë e rëndësishme e sfidës për kongresin në nëntor, do të arrijë kulmin e saj.

Dhe në këtë garë mund të ketë përballe fytyrën e vjetër te Dem: në sondazhin e fundit të Harvard-Harris ‘Joe Biden, i cili do të Jetë “77 vjeç në ditën e votimit, në vendin e parë me 32% në  preferencat e DEM te anketuar, Hillary është e dyta me 18% dhe Bernie Sanders është i treti me 16%. Dhe Obama, qe sot zbret në fushë dukshëm duke nxjerre oksigjen politik për levat e reja te DEM që mundohen për të dalë dhe nuk gjejnë asnjë vizibilitet autonom, ne mënyrë te pavullnetshme, ju jep nga një dore.

Veritas.com.al/