Presidenti Çek, Milos Zeman thotë se është i gatshëm të debatojë dhe të sfidojë Jiri Drahos para raudnit të dytë që mbahet pas dy javësh për zgjedhjet presidenciale.
Zeman nuk mori pjesë në ndonjë debat publik para raundit të parë që e fitoi ditën e Shtunë, por pa maxhorancë të nevojshme për të mënjanuar votimet në raundin e dytë.
Zeman dhe Drahos, ish kryetar i Akademisë së Shkencave, do të shkojnë në raundin e dytë të zhgjedhjeve që është caktuar për datat 26-27 Janar, për shkak se asnjëri nga kandidatët presidencialë mori maxhorancë votash në raundin e parë.
Me 99 për qind të fletëve të votimit që janë numëruar nga Zyra e Statistikave Çeke ditën e Shtune, Zeman kryeson me 38.8 per qind, i ndjekur nga Drahos me 26.5 per qind.
Zeman thotë se është gati të “plotësojë kërkesën e Drahos” për t’u ballafaquar.
Veritas.com.al/