KSZH ka publikuar 96% të rezultateve të përpunuara nga votimet e djeshme në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut.
Nga afër 96% të rezultateve të përpunuara, LSDM është fituese e këtyre zgjedhjeve me 36.13%.
Pas saj radhitet VMRO-DPMNE me 34.65%, e cila humbë këto zgjedhje.
BDI në kampin shqiptar ka fituar me 11.72%, ndërsa pas saj radhitet koalicioni ASH – AAA me 8.85%.
Pas këtyre partive kryesore, E Majta radhitet me 3.96%, ndërsa pas kësaj vijon PDSH me 1.57%.
KSHZ nuk ka dhënë detaje zyrtare se si do të jetë shpërndarja e mandateve të deputetëve në bazë të këtyre rezultateve, por televizioni Telma ka bërë simulimet e saj duke u bazuar në të dhënat e KSHZ, percjell INA.
Sipas këtyre të dhënave koalicioni MUNDEMI i udhëhequr nga LSDM ka fituar 45 deputetë, VMRO-DPMNE 44 deputetë, BDI 16 deputetë, koalicioni ASH – AAA 12 deputetë, E Majta 2 deputetë dhe PDSH 1 deputetë.