Paul Manafort,shef i fushatës elektorale për kandidatin e nominuar republikan Donald Trump, ka dhënë dorëheqjen pikërisht dy muaj pas marrjes së postit.
Zoti Trump ka konfirmuar se largimi i zotit Manafort tashmë është shpallur.
Për herë të parë ai mori konntrollin e fushatës mbasi menaxheri i fushatës së biznesmenit ishte larguar, në Qershor.
Zoti Manafort, 67 vjeç, është vënë nën kritika të forta për lidhjet e tij me Rusinë dhe interesat ruse dhe ish presidentin e Ukrainës Viktor Yanukovych.
Por akoma nuk ëhstë e qartë pse e la ekipin, i cili sapo ishte rikompozuar në fillim të kësaj jave, me shtimin e një shefi ekzekutiv të fushatës dhe një menaxher fushate.
Zoti Trump është vënë nën presion këto javët e fundit për një sërë thëniesh kontraversale, dhe për këtë ka rënë disa pikë në sondazhet elektorale.