
Kryetar i Departamentit Politikes se Jashtme në Partinë Demokratike, Kreshnik Çollaku bën një akuzë të rëndë ndaj Policisë së Shtetit.
Në një koment në Facebook, Çollaku shkruan se Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj është tradhëtuar në punën e tij për zgjedhjet nga strukturat e Policisë së Shtetit që kontrollohen nga Rilindja.
“Ministri i Brendshem Demiraj ne krye te operacioneve per ndalimin e bandave te blerjes se votave. I sabotuar nga strukturat e policise nen komanden e Rilindjes,duket se po kryen i vetem, nje akt heroik. A do t’ia dale ministri i tradhëtuar nga shteti që te shpetoje zgjedhjet?… Kete do ta mesojme neser. Sot ai meriton respektin dhe mbeshtetjen tone te pakufi !!! Proud of you Dritan Demiraj!”,- shkruan Çollaku.
Veritas.com.al/