TIRANË- Qeveria vendosi të shtyjë afatin e vlefshmërisë së kartave të identitetit dhe pasaportave, në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit 2025.

Kjo u bë e ditur nga Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, pas mbledhjes së qeverisë.

Sipas tij, kjo masë do t’i japë zgjidhje ngërçit të krijuar pasi janë rreth 500 mijë  shqiptarë që u ka përfunduar vlefshmëria e kartave të identitetit.

“ Sot Këshilli i Ministrave miratoi një akt shumë të rëndësishëm, për zgjatjen e afateve të vlefshmërisë së kartave te identitetit (ID), dhe pasaportave biometrike. Kjo situatë do të zgjidhë shumë shpejt të gjithë këtë ngërçin e krijuar. Janë rreth 500 mijë shtetas shqiptarë, të cilëve u ka përfunduar vlefshmëria e kartave të identitetit.

Në këtë mënyrë, me miratimin e këtij akti do të kenë mundësinë të gjithë shtetasit shqiptarë, që jetojnë jashtë vendit për të ushtruar të drejtën e votës si një e drejtë kushtetuese. Me miratimin e këtij akti të gjithë shtetasit shqiptarë do të votojnë sipas udhëzimeve të KQZ-së, duke u regjistruar në Platformën Elektronike të Regjistrimit, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.”, tha ministri Hoxha.

Ai shtoi se “Me miratimin e këtij akti të gjithë shtetasit shqiptarë do të votojnë sipas udhëzimeve të KQZ duke u regjistruar në platformën elektronike të regjistrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *