Nga: Ylli Manjani*

Vendi tashmë në kuptimin e polarizimit politik po shkon drejt përplasjes dhe kjo është një gjë e pa dëshiruar dhe është një gjë që ata që po e kurdisin po bëjnë gabim shumë të rëndë. Besoj se kriza ka dy anë. Për fat po pranohet që jemi në krizë politike pasi sot ishim në fazën e mohimit. Edhe farsa e regjistrimit të partive dhe listave të kandidatëve në mënyrë të paligjshme. Merreni dhe lexojeni si të doni ligjin.

Në orën 12.00 të natës më 28 prill ka përfunduar afati ligjor. Afate politike ka sa të duash. Nuk na kishte ndodhur deri më sot, që pas 91-shit të hyjmë në zgjedhje me levat e partisë, të sajojmë parti, të krijojmë opozitën. Kjo nuk është normale. Përplasja është e padëshiruar. Unë nuk e di se çfarë duhet të ndodhë më shumë për të kuptuar se vendi po shkon në përplasje.

Kur i fiton zgjedhjet, pse duhet të jesh arrogant? Këtë nuk e kam kuptuar asnjëherë. Sa më shpejt të ulesh në tryezë me opozitën, aq më shpejt do të shkohet në zgjedhje. Sa më gjatë, opozita do të radikalizohet. U pa çadra me përçmim: ja ‘kriminelë’, ja ‘vettingu’. Janë shqiptarë edhe ata nuk janë serbë dhe kjo është e patolerueshme.

Zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë.

Veritas.com.al/

______

*Sot nga intervista në Ora News Tv