Një mjeke i sapo diplomuar si farmacist dhe një oficer policie kanë mbetur të vrarë pasi një person i armatosur hapi zjarr në një spital në Çikago, deklaroi policia.
I armatosuri është parë duke debatuar me mjeken, Tamara O’Neal, me të cilën ai kishte qenë në një lidhje, para se të qëllonte mbi të. Pasi vrau mjeken ai e ktheu armën te të tjerët që ndodheshin rrotull.
Vrasësi, emri i të cilit nuk është bërë i njohur, gjithashtu vdiq; por nuk është e qartë se si, u vra nga policët apo vrau veten.
Kryetari i Bashkisë, Rahm Emanuel tha se sulmi “ bëri të vajtojë shpirti i qytetit tonë”.
Veritas.com.al/