Franca dhe Irlanda thonë se nuk do të ratifikojnë marrëveshjen e madhe tregtare me Afrikën e Jugut derisa Brazili nuk bën më shumë për të luftuar zjarret në Amazon.
Lideri francez, Emmanuel Macron tha se presidenti Jair Bolsonaro ka gënjyer para tij rreth qëndrimit të tij mbi ndryshimin e klimës.
Më së fundi ka një numër rekord zjarresh në Amazonën pyjet tropikale të Amazonës- një burim i fuqishëm oksigjeni për botën.
Grupet Mjedisore thonë se zjarret lidhen me politikat e Bolsoranos, gjë që ai e mohon.
Liderët evropian gjithashtu kanë shprehur llahtarin mbi zjarret, edhe vetë kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson ka thënë se është ‘thellësisht i shqetësuar’ rreth ‘impaktit të humbjeve tragjike të këtyre ‘pasurive të çmuara’.
Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka quajtur zjarret “emergjencë akute… shokuese dhe kërcënuese jo vetëm për Brazilin dhe vende të tjera ku ka efekt, por edhe për mbarë botën’.
Zoti Bolsonaro, president i Brazilit, tha të Premten se ai po merr parasysh opsione për të luftuar zjarret, duke përfshirë edhe dislokimin e ushtrisë.
Sidoqoftë, ai ka akuzuar gjithashtu edhe zotin Macron për përfshirje në ‘përfitime politike, kur ai tha se bën thirrje që zjarret të diskutohen në samitin e G7 në Biarritz, Francë –ku Brazili nuk do të marrë pjesë- duke manifestuar një ‘mentalitet të gabuar kolonialist, sipas Bolsonaro.
Veritas.com.al/