Deputeti Tom Doshi dhe kandidati i PS kanë dënuar incidentin e ndodhur mbrëmjen e sotme në KZAZ-në e Bushatit, në Bashkinë e Vaut të Dejës, së cilës iu vu zjarri nga mbështetësit e opozitës.
Nga Vau i Dejës, Doshi ka deklaruar se zgjedhjet do të bëhen më 30 qershor dhe përgjegjësit e tensioneve të krijuara këtë mbrëmje do të japin llogari para drejtësisë.
Doshi: Zgjedhjet do të bëhen ditën e diel, materialet zgjedhore do të zëvendësohen, u lidha tani me KQZ, do të vijnë me avion prej Sllovenie dhe të shtunën janë këtu. Populli nuk do të ketë asnjë shqetësim.
Ata që kanë kryer këtë akt do të japin llogari para ligjit. Është akt i shëmtuar, këto gjëra ndodhin në Afganistan. Por të gjithë banorët e zonës nuk duhet të shqetësohen, por të dielën të drejtohet te kutitë e votimit.
I druheni përshkallëzimit të situatës?
Doshi: Për neve është pozitive, që e pame se çfarë kanë në mendje me bërë. Do merren masat që edhe kjo qendër të jetë e mbrojtur. Policia ka përgjegjësinë e vet.
Thirrja ndaj policisë e prokurorisë …
Doshi: Policia duhet të kryejë detyrën e vet, edhe Prokuroria, shkaktarët të marrin përgjegjësi penale.
Kandidati i PS në Vaun e Dejës: Kjo tregon se kush e ka qeverisur bashkinë tonë prej 25 vitesh me radhë. Janë organizim i kryetarit të bashkisë.
Veritas.com.al/