Doras Bakojanis, deputete e parlamentit Grek dhe ish ministre e Punëve të Jashtme e Greqisë, Dora Bakojani, ka kërkuar një interpelancë në Parlamentin grek me Ministrin e Jashtëm, Nikos Kotzias.

Bakojanis ka kërkuar nga Kotzias të zbardhë më shumë detaje mbi negociatat për vijën bregdetare me Shqipërinë.

“Sipas publikimeve në media, Greqia po negocion fshehtazi me Shqipërinë për delimitimin (kufirin detar) duke anashkaluar marrëveshjen e 2009-es, por duhet të dinë se komuniteti ndërkombëtar shkencor kishte përcaktuar saktë dhe qartë kufirin detar, duke lejuar një hapje të madhe Shqipërisë në Korfuz, ndërsa zbatonim plotësisht kriteret e “vijës së mesme” siç parashikon e drejta ndërkombëtare”, ka theksuar Bakojani.

Ish-ministrja e Jashtme greke në vijim shprehet “Qeveria mesa duket është gati të anulojë përfundimisht marrëveshjen e 2009-ës dhe për këtë pyes ministrin: Përse qeveria kërkon të rinegociojë marrëveshjen e ekuilibruar për zonën detare të 2009-es miratuar nga 2 vendet? Cilat pika duhen riparë? Është e vërtetë që qeveria greke sot ndryshon qëndrim për përcaktimin e kufirit detar bazuar në “vijën e mesme””

Veritas.com.al/