Nga: L. Skiro/
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin shqiptar Ditmir Bushati, zonja Mogherini është pyetur edhe mbi ‘çështjen Tahiri’.
Zonja Federica Mogherini është përfaqësuese e politikës së jashtme të Bashkimit Europian (BE), ish ministre e Jashtme e Italisë.
Zonja Mogherini është zënë ngushtë nga pyetja e gazetarit; ndoshta për shkak se ka menduar një të shkuar të afërt të saj që lidhet me bandat e trafikimit të drogës në Adriatik, aty ku u kap edhe banda ‘Habilaj’ ku akuzohet edhe vetë ministri i Brendshëm Tahiri.
Në përgjigje të pyetjes, zonja Mogherini nuk ka qenë e qartë, madje ka përdorur disa fraza që mund të përdoreshin edhe për një rast tjetër, ose edhe për një shtet tjetër. Ka thënë se ‘nuk komentoj punën e gjyqësorit…”.
Dhe më poshtë ka thënë se “kam thënë se trafikimi i drogës duhet të trajtohet me gjithë seriozitetin e duhur’.
Pse i ka ‘ajrore’, citimet e saj mbi drogën, zonja Mogherini?
Historia e këtyre dy viteve kur në Shqipëri kultivohet dhe trafikohet në masë droga, zonja Mogherini në familjen e saj ka rekorde që lidhen pikërisht me këtë aferë shkatërrimtare. Shpesh herë është hedhur dyshimi edhe se me vetë bandën e ‘Habilaj’ ku zoti Tahiri u kap në bashkëpunim. Në ujërat e Adriatikut ku u kapën ‘Habilaj’, pikërisht këtu është kapur edhe mbesa e zonjës Mogherini, Gaia Mogherini, në bandat e trafikimit të drogës. Ngjarja u bë publike, dhe ndodhi në 15 tetor 2016. Banda ku Gaia Mogherini ishte jo thjesht anëtare, por një eksponent, përbëhej nga 15 vetë. Ajo bashkëpunonte ne trafikantët shqiptarë në këto ujëra.
Që atëherë u la të nënkuptohet se ’15 anëtarët e bandës së Mogherinit’ nuk ishin të vetëm; dhe tani që dalin në dritë fakte mbi ‘Habilajt’ mund të bëhen lidhjet logjike dhe faktike.
Megjithëse Federica u ‘justifikua’ duke thënë se ‘nuk flas me vëllain, jemi grindur’, domethënë me babanë e Gaias, përsëri familja Mogherini ka mbrojtjen e Federicas. Nuk mund të përjashtohet edhe mbrojtja e saj ndaj trafikantëve shqiptarë homologë në Adriatik, ku akuzohet ministri Tahiri.
Zonja e BE nuk foli qartë…
Veritas.com.al/