Kryeministri i Republikës dhe lider i LSDM-së, Zoran Zaev, do ta anulojë dorëzimin e dorëheqjes deri në stabilizimin e situatës në vend – kanë thënë burime partiake për gazetën “Fokus”.

Kjo do të thotë se do të shkohet në votimin për besimin e Qeverisë.

Një nga argumentet për anulimin e dorëheqjes është mundësia që RMV-ja t`i fillojë negociatat me BE-në në Dhjetor.

Zaevi pret që vendi në Dhjetor do t`i nis negociatat për shkak të mbështetjes së fuqishme ndërkombëtare.

Sic përcjell KlanM, njoftimin e gazetës “Fokus”, LSDM-ja ka autorizuar Zaevin të negociojë për rritjen e shumicës parlamentare./KlanMacedonia/

VERITAS.COM.AL