Ka përfunduar procesi i votimit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për të zgjedhur drejtuesin e Prokurorisë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (SPAK). Arben Kraja do të jetë drejtuesi i SPAK.

Altin Dumani, Arben Kraja dhe Edvin Kondili ishin tre prokurorët që garuan për kreun e SPAK, por në fund ishte Kraja që mori gjashtë votat e nevojshme të anëtarëve të KLP-së për t’u zgjedhur kryetar. Anëtarët e KLP-së Beci, Staka, Beluri, Sheshi, Seiti dhe Balla vlerësuan te prokurori Kraja eksperiencën në drejtim dhe në menaxhim të burimeve njerëzore.

Dy kandidatët e tjerë në garë: Altin Dumani mori katër vota, ndërsa Edvin Kondili vetëm votën e kreut të KLP-së, Gent Ibrahimi.

Me zgjedhjen e kryetarit dhe me betimin e 8 prokurorëve te Presidenti i Republikës, tashmë ngritja e SPAK është përfundimtare dhe institucioni do të fillojë menjëherë nga puna.

Cila është përbërja e SPAK-ut?

Kryetar – Arben Kraja

Anëtarët – Elida Kaçkini, Enkeleda Millonaj, Edvin Kondili, Behar Dibra, Klodian Braho, Ened Nakuçi dhe Altin Dumani.

Veritas.com.al/