14 gusht 2018/

Janë të paktën 35 te vdekur pas shembjes së urës Morandi në Genova. Sipas ‘Secolo XIX’, dëshmitarë te ndryshëm megjithatë, kanë treguar se kishin parë mes rrënojave shumë kufoma të tjera. Është edhe një fëmijë mes viktimave. Te plagosurit e sakte deri tani jane14, nga te cilët 5 në gjendje te rende dhe 4 ne gjendje me pak te rende. Mbeten ende dhjetë të zhdukur. Bilanci, megjithatë, është i destinuar të përkeqësohet, siç i druhet kreu i Departamentit të Mbrojtjes Civile, Angelo Borrelli:

“Kemi frikë se numri i viktimave dhe të lënduarve është i destinuar të rritet, sepse heqja e mbeturinave të pjesës së urës se rene është ende në zhvillim e sipër”.

Struktura që u shkatërrua rreth orës 11.50 në A10, ka rënë në Via Fillak në Rivarolo në një distancë prej të paktën 20 metra, duke shtypur disa depo dhe makina. Kanë mbetur te padëmtuar banorët e shtëpive rreth mbikalimit.

“Dimensioni është epokal – tha drejtori i 118 i Adnkronos, Francesco Bermano – dhjetëra të vdekur në mesin e atyre që ranë nga mbikalimi dhe  kush mbeti i mbërthyer nën rrënoja. Zjarrfikësit së bashku me sanitaret janë duke nxjerre jashtë pacientët, dikush ka ardhur tashmë në spitalet e Genova-s .

Kemi mbështetje të plotë nga Lombardia dhe Piemonte, të gjitha spitalet janë në dispozicion. Po punojmë por në këtë moment nuk kemi ende përmasat e plota të problemit “.

Veritas.com.al/