Nga:  Peter White/

Ambasada e SHBA në Londër ka paralajmëruar amerikanët në kryeqytetin britanik të “mbajnë një profil të ulët” gjatë vizitës së kryekomandantit të tyre si rezultat i protestave të mëdha që priten.

Ambasada ka dërguar një paralajmërim tw “njw alarmi demonstrues” për qytetarët përpara ardhjes së Donald Trump në Londër të enjten më 12 korrik. Ata deklaruan se njerëzit duhet të “jenë të vetëdijshëm për atë qe i rrethon” dhe “të ushtrojnë kujdes nëse papritur në afërsi të grumbullimeve të mëdha që mund të bëhen të dhunshme “, si dhe të monitorojnë mediat lokale për përditësimet.

Kjo mund të influencoje një numër te mire të drejtuesve te larte të mass medias, nga momenti qe shumë prej demonstratave “të shumta” janw programuar të fillojnë në ose rreth Soho-s në qendër te  Londrës, pranë zyrave qendrore të NBC Universal, Apple dhe 21 Century Fox ashtu si edhe kompanive  televizive te ndryshme dhe firmave te filmit.

Demonstratat kryesore, nw të cilat janw vendosur të marrin pjesë më shumë se 50,000 njerëz, do të fillojnë jashtë ndërtesës së BBC-së në Portland Place, pak hapa nga Oxford Circus në 14:00 të premten më 13 korrik. Ata pastaj do të kalojnë nëpër Regent Street duke përfunduar në Trafalgar Square, ku një tubim është planifikuar mes orës 17:00 dhe 19:00 GMT. Trump pritet të bëjë debutimin e tij gjatë kësaj kohe.

Trump është vendosur të mbërrijë në Londër të enjten më 12 korrik dhe të qëndrojë në rezidencën e Ambasadorit të SHBA në Regent’s Park para darkës në Pallatin Blenheim. Ai do të takohet me Theresa May në Chequers përpara se të takohet me Mbretëreshën në Windsor Castle më 13 korrik.

Ai është padyshim duke pritur udhëtimin e tij, duke folur me gazetarët sot ai tha se UK ishte në “trazira” dhe sugjeroi që ai madje mund të takonte njeriun që e ka shkaktuar me shumë ate, Boris Johnson. “Boris Johnson është një mik i imi. Ai ka qenë shumë i mirë me mua. Shumë përkrahës. Ndoshta do t’i flas atij kur të shkoj atje. Më pëlqen Boris Johnson. Unë e kam pëlqyer gjithmonë,ate “tha ai.

Veritas.com.al

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.