(FOTO: Andis Harasani- ish deputet i PS)/

Ish-deputeti i Partisë Socialiste Andis Harasani ka reagur në Facebook në lidhje me deklaratën e Kryeministrit Rama në rubrikën online “Komunikimi i javës” në lidhje me grabitjen e makinave të Bankës.

Postimi i plotë i Andis Harasanit në Facebook:

“Dëgjova me vëmendje Kryeministrin ne pasqyrën e te dielës.  Ka plotësisht te drejte kur thotë se vjedhje bankash ndodhin kudo neper Evropë dhe askund opozita nuk fajëson policinë. Është absolutisht e vërtete. Por kjo ndodh vetëm për një arsye. Ne asnjë vend te Evropës nuk ka polici te lidhur me hashashin si ne Shqipëri. Ne asnjë vend te Evropës nuk ka polici qe akuzohet si e lidhur me drogën nga ministra te qeverise.  Dhe ne asnjë vend te botes nuk ka polici qe gjen kufomën me dy plumba pas koke dhe e quan vetëvrasje.

Dhe prape Kryeministri  ynë ka shume te drejte kur thotë se mjetet qe bankat transportojnë paratë janë plotësisht te papërshtatshme. Por sado te papërshtatshme këto mjete te jene, prape unë besoj qe janë me te përshtatshme se makinat me karikim elektrik te Policisë.

Kam punuar ne banka dhe kam shume miq bankiere. Kam parë se si transferohen leket qe ne 92.  Te njëjtat makina kane qene. Por s’ka pasur grabitje si sot. Dhe unë besoj qe ministri s’ka gisht ne këto grabitje. Por ajo qe po ndodh sot me policinë me kujton një ekip futbolli shume te dashur për mua para shume e shume vitesh.  Presidenti i ekipit ne atë kohe, ne vështirësi financiare filloi te shesë ndeshjet.  E beri njëherë, e beri dy herë, dhe herën e trete kur e provoi, rezultati doli ndryshe nga çfarë e kishte parashikuar. Çfare ndodhi? E thjeshte, futbollistet vendosen ta shesin vete pa i thënë gjë presidentit.

Kam shume frike se kjo po ndodh dhe sot me policinë e shtetit. Nëse i thua mbyll sytë këtu, mbyll sytë aty policit, s’kemi pse te habitemi nëse polici i thjeshte i mbyll sytë dhe për qejf te vet pa i thënë gjë ministrit!”.

/Veritas.com.al/